Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona. Mësohet se në pranga ka rënë një 30-vjeçar i cili qarkullonte me armë, dhe një 26-vjeçar i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Ditmir Hysenaj, 30-vjeç, banues në fshatin Guerrile u arrestua në flagrancë nga policia pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë tip Beretta, me një krëhër me 15 fishekë.
Ndërsa Aleksandër Malaj 26-vjeç, banues në fshatin Bogë, u arrestua në Malësi të Madhe pasi nga informacionet e ardhura nga denoncimet e qytetarëve, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Policia njofton se materialet hetimore ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër per veprime të mëtejshme.
m.v.