Ernest Gjoka, ish-trajneri i Vllaznisë, ka falur autorët e sulmit me thikë të ndodhur në shkurt të 2018 gjatë kohës kur drejtonte ekipin shkodran. Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë dhënies së dëshmisë në Gjykatën e Shkallës së parë në Shkodër për dy autorët e dyshuar të sulmit, Nehat Fojleka dhe Sehar Xhenje.
?Më vjen keq dhe unë i kam falur për familjet e tyre. Unë si Ernest s?kam asnjë interes në këtë çështje. S?me intereson fare sepse më është kthyer Shkodra në stres shumë të madh. Kur filloj e mendoj për çfarë ka ndodhur sulmi ndaj meje dhe nuk gjej shkak më vjen shumë keq. Unë dua ta mbyll një herë e përgjithmonë?, tha Gjoka.
Ndërkohë i pyetur nga prokurorja e çështjes Ajola Premçi për detajet e ngjarjes Ernest Gjoka ka deklaruar: "Sapo dola nga stërvitja një djalë me kasketë në kokë m?u afrua dhe nxori një thikë e më sulmoi. U ndesha me të dhe ai iku me vrap. Nuk arrita ta evidentoj. Ai më goditi në kokë fillimisht nga prapa shpine. Pastaj e godita edhe unë për t?u mbrojtur. Ai më doli përballë më pas, nxori thikën për të më goditur.?
Në pranga për këtë ngjarje kanë rënë Nehat Fojleta dhe Sehar Xhenje të cilët akuzohen për veprën penale ?vrasje me paramendim e mbetur në tentativë? e kryer në bashkëpunim. Ndërkohë në dëshminë e dhënë para gjykatës në seancat e mëparshme, Fojleta ka pranuar se është konfliktuar me ish-trajnerin Ernest Gjoka, por se nuk ka dashur ta vrasë dhe se me vete nuk ka pasur thikë.