RTV Ora - Sulmi me thikë në Shkodër, Ernest Gjoka fal të akuzuarit: Shkodra mu kthye në stres!

Ora News Lajme 2019-05-28

Views 1

#rtvora
Ish-trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, thotë se Shkodra iu kthye në stres pas sulmit me thikë në vitin 2018, ngjarje për të cilën akuzohen dy të rinj. Teksa dëshmoi në gjykatën e Shkodrës, ai tha se i ka falur dy të akuzuarit Nehat Fojletën dhe Sehar Xhenjen.

Ernest Gjoka u rikthye në Shkodër për të sqaruar edhe një herë sulmin me thikë në shkurt të 2018, në kohën kur drejtonte Vllazninë, ngjarje për të cilën janë vënë në akuzë Nehat Fojleta dhe Sehar Xhenje.

Gjoka: "Sapo dola nga stërvitja një djalë me kasketë në kokë m'u afrua dhe nxori një thikë dhe më sulmoi. Pastaj e godita edhe unë për t'u mbrojtur. Konflikte nuk kam patur por kur isha tek Vllaznia, kam patur probleme për futje futbollisti në lojë".

Duke iu përgjigjur avokatëve mbrojtës të dy të akuzuarve, Gjoka tha se agresori nuk i kishte thënë asnjë fjalë, ndërsa me tej ka përsëritur se i ka falur që të dy djemtë.

Gjoka: "Më vjen keq dhe unë i kam falur edhe për familjet e tyre. S'më intereson fare sepse më është kthyer Shkodra në një stres shumë të lartë. Kur filloj e mendoj për çfarë ka ndodhur, sulmi ndaj meje dhe nuk gjej shkak, mua më vjen shumë keq".

Autori i dyshuar Nehat Fojleta më herët ka pranuar se është konfliktuar me ish-trajnerin Ernest Gjoka, por jo se ka pasur ndonjë thikë dhe se ka dashur që ta vrasë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sulmi-me-thike-ne-shkoder-ernest-gjoka-fal-te-akuzuarit-shkodra-mu-kthye-ne-stres
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form