ndërsa dy të tjerë nën masën e sigurisë, arrest shtëpie.
Mësohet se në burg janë lënë Edmond Bushi, Daniel Gjata dhe Armando Gjecaj ndërkohë masa 'arrest shtëpie' është caktuar ndaj Gëzim Almetës dhe Shemshi Koloshit. Pjesa tjetër e të shoqëruarve janë liruar.
Jashtë dyrve të Gjykatës, ka folur edhe sekretari i përgjithsëhm i PD, Gazment Bardhi i cili i konsideroi personat që u lanë në burg, si të burgosur politik.
"Ata janë thjesht të burgosur politik për shkak se mbështesin PD. Edi Rama është duke vendosur një tjetër damë Shqipërisë, atë të burgosjes politike. Të jetë i sigurt se sa më shumë të burgosur politikë të ketë atje brenda aq më shumë protestues do të kemi në protestat e radhës. Dhuna do t'i kthehet mbrapsht. Janë mbi 200 qytetarë që shoqërohen në çdo protestë. Koha e qeverisë ilegjitime të Edi Ramës ka mbaruar", tha Bardhi.
Pas protestës së 13 prillit, policia arrestoi 37 protestues, për shkak të incidenteve që u shënuan gjatë tubimit të opozitës, ku ndër të tjera iu vu flaka edhe një automjeti dhe u ça për disa herë kordoni i policisë.
Mbi të arrestuarit rëndojnë katër akuza: "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik?, ?Goditje për shkak të detyrës? ?Prishja e qetësisë publike? ? Shkatërrimit të pronës me zjarr? dhe " Shkelja e rregullave mbi lëndet plasëse, djegëse dhe radioaktive?.