Partia Demokratike mblodhi një grup protestuesish sot në Vlorë, në vijim të mobilizimit të militantëve në çdo qytet të vendit, për protestën e 16 shkurtit. Edhe pse të pakët në numër, vlonjatët kanë zgjedhur të bëjnë ironi me kryeministrin Edi Rama dhe kompaninë "Air Albania". Kjo e fundit ende nuk ka nisur fluturimet edhe pse kanë kaluar disa muaj që prej inaugurimit të linjës së parë ajrore shqiptare. Me ironi mbështetësit e PD i kanë prerë Ramës "biletën" me "Air Albania" vetëm vajtje, duke përcjellë kështu mesazhe për largimin e tij.