RTV Ora - Gjeneral Parllaku, Simbol i qytetit” në 100 vjetorin e lindjes

Ora News Lajme 2019-05-27

Views 1

#rtvora

Nderohet me titullin ?Simbol i qytetit të Tiranës?, gjeneral Rrahman Parllaku, me motivacionin ?patriot që luftoi fashizmin, figurë emblematike e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, gjenerali që sfidoi regjimin e diktaturës komuniste. Vlerësimi vjen në 100 vjetorin e lindjes së Heroit të popullit, të kthyer në simbol të gjallë të kujtesës patriotike, qytetare dhe historike.

Me rastin e e 100-vjetorit të lindjes është nderuar me titullin ?Simbol i qytetit të Tiranës?, gjeneral Rrahman Parllaku, një nga figurat emblematike të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, që sfidoi edhe regjimin e diktaturës komuniste.

Titulli iu nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili e vlerësoi gjeneral Parllakun si simbol i gjallë i kujtesës patriotike, qytetare dhe historike.

Veliaj: ?Si djalë i ri që je, vetëm 100 vjeç, them se i bën nder qytetit tonë të të shpallim simbol të Tiranës. E bëjmë këtë respekt me mirënjohje nga të gjithë qytetarët, të majtë të djathtë, nga i gjithë Këshilli Bashkiak. Duhet të kuptojmë se në historinë e këtij vendi edhe të mirat, por edhe të këqijat, ia kemi bërë vetë njëri-tjetrit. Edhe i kemi ngritur njerëzit që kanë sakrifikuar, edhe i kemi ulur, por ja ku jemi prapë sot në këmbë. Si njeri që s?ka njohur kurrë urrejtje, pavarësisht ç?ke kaluar në jetë, dhe ke dhënë vetëm dashuri e mirësi, e kemi për nder të të kemi simbol të Tiranës?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjeneral-parllaku-simbol-i-qytetit-ne-100-vjetorin-e-lindjes
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form