#rtvora
Dhuna ndaj bluzave të bardha nuk ka të ndalur pavarësisht paralajmërimeve të qeverisë për forcimin e masave në Kodin Penal dhe forcimit të sigurisë në spitale.
Rasti i radhës u shënua në Lezhë, ku një mjeke u godit në krye të detyrës nga një 65 vjeçar nga Rrila, tashmë i arrestuar nga Policia.
Burimet thanë se ai kishte dërguar bashkëshorten në urgjencë dhe kishte kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të mjekes.
Por kjo e fundit sipas të njëjtave burime për shkak të fluksit i ka kërkuar të presë pak minuta, çka nuk është pranuar nga 65 vjeçari që ka shpërthyer në ofendime e sulm ndaj saj.
Policia thotë se ka ndaluar burrin dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë që sipas burimeve mund të kenë filmuar ngjarjen.
Ky është rasti i dytë në harkun e pak javëve të dhunimuit të bluzave të bardha në spitalin e lezhës
Më 7 mars u godit me sende të forta nga një pacient mjeku Zef Doda, duke i sjellë dëmtime të shumta në kokë dhe i dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumes në Tiranë.
Prej fillimit të vitit, raste të dhunës ndaj mjekëve janë regjistruar edhe në spitalet e Tiranës dhe Durrësit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/godet-mjekun-e-urgjences-arrestohet-ne-flagrance-lezhjani
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz