Ora News - Helmimet nga ushqimet, të paktën 10 raste në ditë pranë Urgjencës së Shkodrës

Ora News Lajme 2018-07-17

Views 0

Bashkë me temperaturat, stina e verës rrit edhe rrezikun e helmimit nga ushqimet.

Në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës kjo është ndier që në ditët e para të korrikut.

Alban Haxhi: "Duke qëne të ekspozuar ndaj temperaturave të larta rrezikojmë të kemi rritje të ndotje mikrobiologjikë të tyre."

Të paktën 10 persona në ditë paraqiten aty për kujdes mjekësor si pasojë e intoksikimit, që në pjesën më të madhe lidhet me ushqimin.

Në 24 orë, numri i pacientëve që trajtohen pranë Urgjencës së Shkodrës arrin deri në 150. Shqetësimet kryesore lidhen me stinën, por edhe raste të komplikuara nga aksidentet

Alban Haxhi: "Këtë periudhë është vënë re një rritje e numrit të vizitave në total që shkon 130-150 vizita në 24 orë pranë shërbimit të urgjencës. Kryesisht diagnozat janë kardiovaskualre."

Fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë janë më të rrezikuarit nga problemet që lidhen me temperaturat e larta.

Ndërsa mjekët këshillojnë që në këtë periudhë të evitohet dalja në oraret e drekës, të konsumohen sa më shumë lëngje dhe të tregohet kujdes i veçantë me ushqimet, kryesht ata me rrisk të lartë për intoksikim.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/helmimet-nga-ushqimet-te-pakten-10-raste-ne-dite-prane-urgjences-se-shkodres

Share This Video


Download

  
Report form