RTV Ora - Masat shtesë për protestën, kryeministria rrethohet me gardhe hekuri e kamera

Ora News Lajme 2019-05-27

Views 0

#rtvora

Protesta e tretë kombëtare e thirrur nga opozita ka sjellë mobilizimin e policië së shtetit për të ndërmarrë masa shtesë.

E gjtihë kryeministria është e rrethuar me gardhe hekuri, ndërsa perimetri perrreth monitorohet me kamera sigurie.

Më shumë se 1500 efektivë policie janë angazhuar në mbarëvajtjen e protestës që nis në orën 18, ndërsa mobilizimi ka nisur që në orët e para të mëngjesit.

Automjetet me xhama të errët ose të mbyllura, i janë nënshtruar kontrolleve, ndërsa qarkullimi në sheshin para kryeministrisë u bllokua pak orë para tubimit.

Dera hyrëse e kryeministrisë është izoluar me material të fortë, për të shmangur dëmtimin e mundshëm, ndërsa përballë është montuar një skenë me foni.

Duke marrë shkas nga përplasjet e herëpas hershme të protestuesve gjatë manifestimeve të mëparëshme të opozitës, pas godinës së qeverisë ndodhen 4 autobotë me ujë, në gadishmëri për të shmangur mësymjen në kryeministri.

Shtyllat me graso dhe kamerat me rezolucion të lartë mbeten të pandryshuara si në çdo protestë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/masat-shtese-protesten-kryeministria-rrethohet-me-gardhe-hekuri-e-kamera

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form