Xhaçka: Nuk kemi pse të njoftojmë presidentit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Grabitja e mbi 10 milionë eurove në Rinas ka bërë që ushtria të vendoset në aeroport për të rritur sigurinë.Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bardhyl Kollçaku inspektuan nga afër efektivët e vendosur në aeroport.Një një prononcim për mediat, Xhaçka mohoi zërat për një dislokim trupash ndërsa theksoi se gjysma e aeroportit I takon ushtrisë dhe ministria është e detyruar që të sigurojë perimetrin.Ajo iu përgjigj dhe interest të presidentit në lidhje me vendimin ndaj të cilit nuk I kurseu akuzat ku deklaroi me ironi se nuk e njeh ligjin.?Ky nuk është precedent i padëgjuar ndonjëherë por i përsëritur që na detyron të marrim përsipër për të garantuar sigurinë e qytetarëve, në radhë të parë. Pothuajse gjysma e infrastrukturës është ushtarake dhe jemi të detyruar të garantojmë perimetrin e sigurisë së aeroportit dhe policia ushtarake e ka për detyrë. Do i japim përgjigje të gjithëve atyre që mesaduket nuk e njohin ligjin. Nuk ka pse të njoftohej presidenti. Nuk po shkojmë në luftë, nuk ka cënim të sigurisë kombëtare.?

Share This Video


Download

  
Report form