VLORE-Një sasi me lëndë plasëse i është vendosur një lokali në orët e para të ditës së sotme në lagjen "Rilindja". Lokali ku ka shpërthyer eksplozivi është në pronësi të S.Z.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:35, por fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale.
Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, teksa nga shpërthimi janë thyer xhamat, ndërsa janë shkaktuar edhe dëmtime të tjera.
Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si dhe për zbardhjen e plotë.