Report TV - Shpërthim me eksploziv në Vlorë, hidhet në erë “Benzi” i parkuar

Report TV 2018-05-11

Views 0

VLORE-Një makinë është hedhur në erë me eksploziv mbrëmjen e djeshme në fshatin Kaninë. Makina tip ?Benz? në pronësi të Ilirjan Yzeirajt është shpërthyer me eksploziv gjatë natës. Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së Ilirjan Yzeirajt, ndërsa është dëmtuar pothuajse plotësisht nga shpërthimi i fuqishëm.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve. Pronari i mjetit është marrë në pyetje në lidhje me konfliktet që mund të ketë pasur kohët e fundit. Deri tani nuk ka ende një pistë konkrete hetimi për ngjarjen.

Share This Video


Download

  
Report form