Artan Hoxha në Repolitix: Autorët e grabitjes hapën zjarr të parët

Report TV 2019-05-27

Views 1

Në studion e Repolitix, gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se në momentin e përplasjes se grabitësve me policinë, autorët kanë hedhur dhe një predhë duke bërë të vështirë ndjekjen e tyre.

"Pas ngjarjes së ndodhur në vitin 2016 janë marrë një sërë masash. Për këtë arsye në momentin e ngjarjes patrulla ka qenë në lëvizje. Për këtë arsye policia ka arritur të shkojë aq shpejt në vendin e ngjarjes. Furgoni i policisë ka ardhur dhe i ka gjetur grabitësist në vend. Të parët kanë hapur zjarr grabitësit, pasi nuk e prisnin që në vendngjarje të shkonte policia. Një nga autorët ka hedhur granatë e cila ka shpërthyer duke penguar avancimin e policisë. Kjo skudaër ka hasur në rezistencë sepse nuk e dinte me kë kishte të ëbnte. Autorët kishin kallashnikovë, armë frontale dhe granata. Murataj duket që është ulur në pjesën e pasagjerit. nëse nuk do të kishte pasur maskën, goditja do i kishte hapur kafkën. Ka patur vetëm dëmtime dhe hemoragji. Fytyra e tij ka qenë e dëmtuar dhe për këtë arsye ishte e vështirë të njihej. Nuk është verifikuar ende nëse Murataj është vrarë nga policia apo jo", u shpreh Hoxha.

Share This Video


Download

  
Report form