#rtvora
Qytetarët shqiptarë shprehen të pakënaqur me shërbimin shëndetësor. Në Ditën Botërore të Shëndetësisë ata apelojnë për përmirësime pasi thonë se ende nuk kanë besim tek shërbimet që ofrohen.
Në Ditën Botërore të Shëndetësisë, qytetarët shqiptarë kërkojnë përmirësim të shërbimeve në këtë sektor. Ata ngrenë disa shqetësime dhe thonë se ende nuk kanë besim tek shëndetësia.
Problemet nisin me mosmarrjen në kohë të një shërbimi apo edhe me paratë që ende duhet t`u japin mjekëve.
"Me planifikimin e ekove që bëhen, mua më duket pak e zgjatur. Sistemi shëndetësor shtetëror ka nevojë për aparatura më të mira", tha një qytetare.
"Ky programi i planifikimit është i mirë, por gënjejnë. Ekon e zemrës ma planifikoi për një muaj doktori im"
Por ka edhe nga ata të cilët shprehen të kënaqur me atë çfarë ofrohet në qendrat shëndetësore e spitale.
"Kam mbetur i kënaqur"
Ministrja Manastirliu apeloi qytetarët të kryejnë kontrolle të vazhdueshme për të parandaluar problemet shëndetësore.
Manastirliu: Ne mund të parandalojmë më shpejt sëmundjet kronike. Duke shpenzuar tek parandalimi ne ulim kostot për sëmundjet, kështu që kemi më pak invaliditet dhe më pak vdekshmëri.
Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Ministria e Shëndetësisë ofroi falas për qytetarët disa shërbime, si mamografia, chek up, matje të tensionit dhe parametrave të diabetit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/qytetaret-te-pakenaqur-me-shendetesine-ka-nevoje-permiresime
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz