Report TV-PD: Rama po e promovon shtetin ligjor me një sistem kriminal

Report TV 2019-05-24

Views 0

Partia Demokratike akuzon drejtorin e ri të policisë së Fierit se është i përfshirë në pagesën e Fredi Alizotit, për të pranuar publikisht se kishte qenë ai aktori në audio përgjimin e Babales, dhe jo vëllai i Fatmir Xhafajt.

Deklarata e nenkryetarit te PD-se, Edmond Spaho
Gjatë gjithë kësaj jave qytetarët shqiptarë dhe opinioni ndërkombëtar kanë parë dhe dëgjuar përgjimet zyrtare nga Prokuroria, që provojnë skandalin mafioz të fabrikimit shtetëror të një dëshmitari të rremë kundër opozitës dhe medias në çështjen ?Xhafaj?.

Qytetarët kanë dëgjuar sesi drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit kanë paguar para në dorë aktorit të qeverisë, Fredi Alizoti, i dënuar më parë për trafik droge, në mënyrë që të gënjente se ishte ai dhe jo Agron Xhafaj që koordinonte trafikun e drogës nga Vlora.

Përgjimet zyrtare të Prokurorisë tregojnë se ky skenar kriminal është vënë në zbatim nga një bashkëpunim mes drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit, kupolës politike të Rilindjes dhe qeverisë, me përfshirje direkte të Prokurorisë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror.

Një javë pas publikimit të këtij skandali mafioz çdo shqiptar e ka kuptuar se i përfshirë drejtpërdrejt është vetë Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt politikë.

Është përfshirja e vetë Edi Ramës në këtë aferë mafioze arsyeja se pse një javë pas publikimit të përgjimeve zyrtare ai nuk ka gjetur guximin as të distancohet e jo më të dënojë këtë akt mafioz e të kërkojë ndëshkimin e çdokujt të përfshirë në të.

Është përfshirja e drejtpërdrejtë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, e ish Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, arsyeja pse askush prej tyre nuk kanë gjetur guximin të distancohen e jo më të dënojnë këtë akt mafioz e të kërkojnë ndëshkimin e çdokujt të përfshirë në të.

Është përfshirja e drejtëpërdrejtë e dyshes Marku-Prela arsyeja se pse këta që reagojnë brenda pak minutash kundër protestuesve që mbrojnë të drjetat dhe shtëpitë e tyre, kanë një javë që kanë lidhur gjuhën, në vend që të nisin hetimet për kupolën qeveritare të përfshirë në këtë aferë mafioze.

Skandali i publikuar dhe përpjekja e kupolës së shtetit për ta kaluar atë në heshtje, është radiografia e shtetit bandit të Edi Ramës, ku kryeministri porosit manipulimin e së vërtetës së përfshirjes në trafik droge të vëllait të Ministrit të Brendshëm, dhe shërbëtorët e tij në polici, Shërbim informativ dhe prokurori, e zbatojnë atë.

Prova e fundit e këtij bashkëpunimi kriminal, nga Edi Rama deri tek dëshmitari i rremë Fredi Alizoti është promovimi si drejtues i Policisë së Fierit i Andon Markos, që sot duhet të ishte në arrest me burg për veprën penale pengim i drejtësisë dhe bashkëpunimit kriminal për të fshehur një vepër të krimit të organizuar, siç është trafiku i drogës.

Promovimi i policit të inkriminuar Andon Marko që, sipas përgjimeve të vetë prokurorisë, paguan me para dëshmitarin e rremë të qeverisë ë...

Share This Video


Download

  
Report form