Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se partia që drejton ka nisur punën për zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme, por shton se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, pasi Rama do të tërhiqet.
"Nuk ka 30 qershor, do të tërhiqet Rama vetë, se nuk ka zgjedhje pa opozitën. Ne po identifikojmë kandidatët për zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale, kemi nisur procesin e vettingut për kandidatët, në krye të kësaj strukture është Klajda Gjosha.
Jemi në përgatitje të gjetjes së emrit të një koalicioni për zgjedhjet. Ne jemi në diskutime dhe do të shkojmë me kandidatë të përbashkët me PD-në. Ne si LSI jemi duke përpunuar programin. Ne kemi rënë dakord me Bashën, jemi në proces të përpunimit të materialeve tona" tha ajo.