Prokurori telefonata e udhëtime me kriminelë...dhe probleme me pasurinë

Report TV 2019-05-24

Views 0

Shkelja e etikës dhe shoqërimi me persona që kanë qenë duke u hetuar për armëmbajtje e trafik droge rrezikojnë të penalizojnë drejtuesin e prokurorisë Sarandë Edison Ademi.

Sipas rezultateve të vettingut, me të cilat ai u ballafaqua këtë të premte, rezultoi se kishte folur në telefon me shtetasin E.M që e kishte hetuar për armëmbajtje si dhe kishte udhëtuar drejt Kosovës në 2014 me automjetin e një të hetuari për trafik droge.

Po ashtu vettingu i kishte gjetur Ademit edhe probleme me pasurinë paçka se sipas raportit të ILDKPI-s ai kishte burime për ti justifikuar por i kishte fshehur dhe kishte bërë deklarime të pasakta ndër vite.

Vetë Ademi ishte i ashpër në përgjigjet e tija duke akuzuar ILDKPI se kishte shkelur ligjin dhe kishte cënuar sigurinë e tij duke publikuar deklaratat e tij në media.

Gjatë seancës pati debate edhe për pasurinë e prokurorit Ademi, ku ai kishte deklaruar saktë një apartament në qytetin e Vlorës por sipas KPK-s kishte shkelur ligjin e konfliktit të interesit, kur kishte marrë me qira në përdorim një sipërfaqe toke në Vlorë për 99 vite nga shteti.

Edison Ademi kërkoi rihetim nga KPK por kjo kërkesë u refuzua dhe më 9 prill ora 9:15 do të jepet vendimi nëse ai do të rikonfirmohet apo shkarkohet nga detyra.

Më herët KPK konfirmoi në detyrë gjyqtaren e apelit për krimet e rënda Albana Boksi e cila rezultoi pa probleme për të treja komponentët e vetting.

Share This Video


Download

  
Report form