Prokurori Ramadan Troci, probleme me pasurine

RTV KLAN 2018-11-09

Views 36

Ramadan Troci, prokuror ne Prokurorinë e Përgjithshme rezulton me probleme me justifikimin e pasurisë. Ai doli këtë të premte para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t?iu nënshtruar procesit të Vettingut. Sipas trupës prokurori, i cili është kandidat edhe për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, nuk justifikon pasurinë.

Konkretisht bëhet fjalë për paratë që janë përdorur për blerjen e një apartamenti në Paskuqan. Edhe mobilimi i apartamentit u konsiderua fiktiv. Komisioni ka ngritur dyshime edhe për apartamentin ku Troci jeton me qira pranë Pazarit të Ri pasi vlera që paguan prokurori është mjaft e ulet krahasuar me tregun.

Troci rezulton se ka fshehur edhe përdorimin e një automjeti të blerë për 13 mijë euro dhe më pas ia ka shitur kunatit me gjysmën e çmimit. Ai nuk ka deklaruar edhe një ndërtim të kryer në një truall në zonën e Paskuqanit. Edhe i vëllai i prokurorit ka probleme me justifikimin e pasurisë. Për punën Trocit ka pasur 10 denoncime. Janë hetuar 8 dosje për aksidentet në minierat e Bulqizës për të cilat ai ka vendosur të mos fillojë hetimet ose t?i pushojë ato. Por sipas komisionit, hetimi i rasteve me humbje jete ka qenë i paplotë dhe prokurori ka arritur në përfundime të nxituara dhe të pa mbështetura në prova. I vetmi kriter ku Troci nuk kishte probleme ishte ai i pastërtisë së figurës. Prokurori i ka mohuar te gjitha gjetjet duke sqaruar se ka kryer detyrën dhe në shumë raste është kërcënuar.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form