#rtvora
Partia Demokratike i është referuar disa raporteve ndërkombëtare për të argumentuar se të gjitha të dhënat flasin për një situatë të rëndë ekonomike që vjen nga një fakt, korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisë.
Ish-deputetja, Jorida Tabaku, tha se raportet dhe shqetësimet e opozitës i ka vërtetuar edhe raporti i fundit i KLSH-së, ku evidentohet keqpërdorimi i 1.7 miliardë eurove nga qeveria, nga të cilat 923 milionë dëm si pësojë e të ardhurave të pambledhurave.
Tabaku: Së fundi, edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit fakton se vitin e kaluar qeveria ka keqpërdorur me qëllim 1.7 miliardë euro. Nga kjo shumë, 923 milionë euro është dëmi ekonomik nga të ardhurat e pambledhura, që lidhet direkt me korrupsionin endemik, ndërkohë që janë keqshpenzuar në tendera dhe jo vetëm, 587 milionë euro nga taksat e shqiptarëve. Ku humbasin milionat e eurove të taksave tona që rriten çdo vit?
Sipas PD-së, janë katër elementë në të cilat janë shpërdoruar këto para të shqiptarëve që lidhen me tenderat dhe koncesionet.
Tabaku: Ne kemi denoncuar faktin se: Koncesioni i inceneratorëve 178 milionë euro u dha pa garë Koncesionet në shendetësi u janë dhënë miqve të kryeminsitrit. Tenderi i unazës iu dha një kompanie me dokumenta te falsifikuara, DH Albania. Sot, 1 km rrugë bëhet me 22 milionë euro, si në asnjë vend të Europës. Tenderat i marrin vetëm 11 persona të lidhur me Ramën dhe se ekonomia është kapur dhe kontrollohet plotësisht nga Edi Rama.
Tabaku tha se ka vetëm një rrugë që sëmundja e korrupsionit të luftohet dhe të shërohet dhe kjo rrugë kërkon largimin e Edi Ramës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/denoncimi-i-pd-se-17-miliarde-euro-te-keqperdoruara-nga-qeveria
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz