Ora News - Bashkia Tiranë “mbytet” nga detyrimet e prapambetura, 1.7 miliardë lekëve gjatë 2019-tës

Ora News Lajme 2020-06-08

Views 0

#tvora #rtvoranews
Edhe pse për vitin 2019 Bashkia e Tiranës shënoi një buxhet rekord prej rreth 18.3 miliardë lekësh, kryeqyteti sërish mban vendin e parë për stokun e detyrimeve të prapambetura.

Sipas raportit të financave vendore rezulton se Tirana zë 21.5% të totalit të këtyre detyrimeve në vlerën e 1.7 miliardë lekëve përgjatë vitit 2019.

Borxhi është krijuar pavarësisht rritjes së të ardhurave sidomos nga taksa e ndërtimit në infrastrukturë ku 73.8% e totalit u arrit të mblidhej duke kapur vlerën e 6.2 miliardë lekëve.

Pavarësisht premtimit të Veliajt për ndërtimin e hapësirave të gjelbra, vrulli i ndërtimit ka vazhduar.

Në nëntë muajt e parë të vitit 2019 janë dhënë 1.2 milionë metra katrorë për sipërfaqe ndërtimi duke shënuar një rritje me 57.8% krahasuar me një vit më parë.

Një ndër taksat që i siguron dhe një numër të lartë të ardhurash Bashkisë së Tiranës është dhe ajo për pasuritë e paluajtshme.

Nga shuma e mbledhur prej të gjithë bashkive Përgjatë vitit 2019, 43.5% e totalit hynë në buxhetin e kryeqytetit. Sipas raportit kjo për shkak të përqendrimit të një numri të lartë banesash dhe ndërtesash.

Pavarësisht këtyre, borxhi publik i bashkisë së Tiranës përllogaritet në më shumë se 2 miliardë lekë, por kryebashkiaku do ta shtojë këtë barrë me kredinë për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/bashkia-tirane-mbytet-nga-detyrimet-e-prapambetura-17-miliarde-lekeve-gjate-2019-tes

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form