Report TV - Dallgë deri në 9 ballë, paralizohet lundrimi në Vlorë

Report TV 2019-05-24

Views 1

Moti i keq që ka përfshirë mëngjesin e sotëm rajonin e Vlorës ka paralizuar lundrimin e mjeteve detare.

Erërat e forta kanë bërë që trageti i linjës Vlorë- Brindisi të mbërrijë me vonesë, e ndërsa nga kapiteneria e portit paralajmërohet përkeqësim i motit në orët në vijim.

Mësohet se shpejtësia e erës ditën e sotme ka qenë 17 m/s, e ndërsa lartësia e dallgës në det të hapur ka shkuar deri në 9 ballë.

Autoriteti portual i Vlorës deklaron se pezullimi i lundrimit të mjeteve detare do të vazhdojë deri sa të jepet një njoftim i dytë.

Share This Video


Download

  
Report form