VLORË - Moti i keq në detin Adriatik ka bërë që trageti i nisur nga Brindizi drejt Vlorës të mos mbërrijë në orarin e caktuar por mund të ankorohet në orën 15:00 të mesditës.
Siç bëhet e ditur nga kapiteneria e portit në Vlorë, dallgët në gjir arrijnë deri në 5 ballë, ndërsa në det të hapur është 8 ballë.
Sipas burimeve të kapitenerisë, trageti i linjës 'Europian Ferries' është nisur mbrëmë nga Brindisi dhe për shkak të dallgëve vonesa do të jetë disa orëshe.