Shqipëria mikpriti këtë të premte, Konferencën mbi Klimën në Ballkanin Perëndimor, nën organizimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Si pjesë e Ballkanit Perëndimor, edhe Kosova ishte e ftuar në këtë konferencë, por në nisje të saj është shënuar një incident. Delegacioni i Serbisë, i kryesuar nga ministri serb i Mjedisit, nuk ka pranuar që Kosova të jetë në këtë tryeze, me përfaqësim nga vetë ministri i Mjedisit Fatmir Matoshi. Kosova nuk është pranuar ende me të drejta të plota në OKB dhe mund të marrë pjesë në tryeza të saj vetëm me përfaqësues nën siglën e UNMIK-ut, misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Por duke dituar këtë fakt, përse ministri kosovar i mjedisit ndodhej në Konferencën për Klimën?
Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, tha se Shqipëria është vend mikrpritës i Konferencës dy ditore për Klimën në Ballkanin Perëndimor të organizuar nga OKB. Ministrir të Kosovës Fatmir Matoshi, ftesa për të marrë pjesë në konferencë i është bërë nga homologu shqiptar. Matoshi ka mbërritur prej ditësh së djeshme në Tiranë, dhe siç tregoi ai, një natë më parë kishin pasur takim edhe me ministrin serb të Mjedisit dhe se gjatë një darke me ministrat edhe të Malit të ZI, Maqedonisë dhe Çekisë, ishte rënë dakordësi për prezencën e ministrit të Kosovës në Konferencën për Klimën.
Kanë qenë rreth dy orë debate - tregoi Klosi, - për faktin nëse duhej apo jo prezanca e minsitrit të Kosovës në Konferencë. Por përfundimi ishte që në sallë, u pranua vetëm delegacioni i Kosovës, pa praninë e ministrit, ashtu siç ka përcaktuar OKB-ja.
"Aktiviteti është i organizuar nga OKB. Shqipëria është vend mikpritës. Unë ftova ministrin Matoshi. Ne do të vazhdojmë bisedimet bilaterale me donatorët. OKB dhe donatorët e pranuan Kosovën si pjesë e këtij diskutimi. Ne bëmë ftesën si ministri shqiptare, se është e palogjikshme që në një aktivitet për Rajonin, Kosova mos të jetë pjesë e diskutimeve. Kishim dakordësi me OKB dhe me Serbinë sa i përket zhvillimit të aktivitet, prezencës së Kosovës si i ftuar special", tha Klosi.