Damian Gjikuri në cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore është shprehur se problemi i zgjedhjeve në vendin tonë nuk është sistemi, por mospranimi i rezultatit nga humbësit. Për Gjiknuri, ndryshimi i sistemi do të sjellë edhe ndryshim të Kushtetutës dhe vendi nuk është i përgatitur për këtë. Ai ka pasur edhe një përgjigje për opozitën, sipas duke kundërshtuar mënyrën e e tyre të punës. Nga foltorja e Kuvendit, Gjiknuri tha se i opozita duhet të ulet në tryezë dhe jo të vendos kushte pa diskutuar.Zgjedhjet nuk kanë qenë problem sistemi, por mos pranimi i rezultati nga humbësit. Jo për shkak se ligji ka qenë i keq, jo se vendi s'ka ditur të bëjë zgjedhje. Humbësat zakonisht mallkonin sistemin. Si kemi ecur deri tani me ndryshimin e sistemit? Reforma Zgjedhore duhet të ketë dakordësi se përfaqësojnë elektoralin e saj, përfshirja e PD-së ishte dhe është e domosdoshme, por brenda limiteve që përcakton koha. Flitet sikur kanë sjellë 5 trakte dhe ne duhet t'i hamë, reforma nuk bëhet me letërkëmbime. Funksionuam si një grup teknik, ku palët ulet dhe diskutojnë dhe nëse nuk gjejnë dakordësi kemi një arbitër mendimi që na thotë si është më e mira, që është ODIHR. Sot janë në tavolinë disa paketa, ka diferenca për rolin e kontrollit, për kuotën gjinore, për shpenzimet elektorale, për këtë duhet t'i kthejmë përgjigje me shkrim? Kemi ndrje po si do zgjidhen me letër këmbime apo me diskutime në tryezë? Vetëm kështu do të ecim përpara, nuk është mënyrë të largohesh nga tavolina, po ulu puno, dialogo. Pse gjithmonë me megafonë do bëhet kjo punë? Unë s'jam dakord as me deklaratat e forta. Ka shumë sisteme, po si do arrijmë rezultate të përbashkëta, kur ndryshohet sistemi zgjedhor, ndryshohet raporti që ka kuvendi me presidencë, në institucionet e tjera, nuk mund të zgjidhet çështja e sistemit", tha Gjiknuri.