Report TV -Bienalja e Venecias 2019/Rrëfimi i Driant Zenelit

Report TV 2019-05-24

Views 0

Ishte viti 2015 kur Driant Zeneli ishte kthyer si çdo verë në shtëpinë e tij e do të merrte një ftesë për të realizuar një vepër arti në Metalurgjik të Elbasanit. Takimi me mikun e tij të liceut, që dikur ëndërronte të punonte me mjete fluturuese duket se do t?ia shkurtonte rrugën drejt krijimit të tij të ardhshëm. Mario si protagonisti i veprës ?Nuk do të ishte e mundur të lije planetin tokë, pa forcën e gravitetit?, tanimë pasi kishte realizuar pasionin e tij të hershëm, i rrëfen se dëshironte të largohej, nga ky vend, nga ky planet. Lind kështu edhe vepra e parë e ciklit ?Në një sipërfaqe s?ka asgjë më shumë se sa një sipërfaqe tjetër?. Një kronologji që përmbyllet me ?Ndoshta kozmosi nuk është aq i jashtëzakonshëm?, vepër të cilën instinktivisht Zeneli e përzgjodhi për të përfaqësuar Shqipërinë në Bienalen e Artit në Venecia, sapo iu bë ftesa nga Ministria e Kulturës. Vepra ?Ndoshta kozmosi nuk është aq i jashtëzakonshëm? është nën kurimin e Alicia Knock, kuratore në Qendrën ?Pompidou? në Departamentin e Artit Bashkëkohor, në Paris.

Share This Video


Download

  
Report form