RTV Ora - Komiteti Shqiptar i Helsinkit: PS po shkel Kodin Zgjedhor

Ora News Lajme 2019-05-24

Views 0

#rtvora
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka konstatuar shkelje të ligjit nga ana e Partisë Socialiste, duke theksuar se ka nisur para kohe fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit. Për këtë shqetësimi i ka dërguar një letër KQZ-së, ndërsa drejtorja Erida Skëndaj, thotë se kodi ka vakume ligjore të cilat duhen zgjidhur.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ka kërkuar ndërhyrjen e KQZ për të mos lejuar fushatat të parakohshme për partitë politike. Ky institucion i referohet aktiviteteve të PS, ndërsa drejtorja ekzekutiva, Erida Skëndaj, në një intervistë për Televizionin ORA thotë se ligji zgjedhor ka mangësi dhe nuk i parashikon situata të tilla.

Erida Skëndaj: Në Shqipëri ndodhin situata të tilla që është e vështirë që ligji t'i paraprijë dhe t'i parashikojë në detaje.

Por përtej, parashikimeve ligjore, Skëndaj thotë se kjo situatë kërkon vullnet politik.

Fushatat e parakohshme rrisnin edhe rrezikun e përdorimit të administratës dhe fondeve publike.

Erida Skëndaj: Për këtë çështje duhet të ketë edhe një vullnet politik, për t'i dhënë fund administratës publike dhe burimeve të tjera publike që shteti disponon me qëllim që ato të shfrytëzohen sa i takon fushatës së parakohshme zgjedhore.

PS ka ndërmarrë një turne në gjithë Shqipërinë ?bashkia që duam? ku në shumë raste janë prezantuar edhe kandidatët për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërkohë Partia Demokratike, edhe pse ka artikuluar se nuk do të ketë zgjedhje me kryeministër Edi Rama, ka intensifikuar takimet me strukturat dhe qytetarët në gjithë vendin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/komiteti-shqiptari-i-helsinkit-ps-po-shkel-kodin-zgjedhor

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form