Vlorë/ Lëndë plasëse në lagjen '10 Korriku', forcat xheniere bëjnë shpërthimin e komanduar

Report TV 2019-05-24

Views 0

Më shumë se pesë orë ka zgjatur paniku në radhët e qytetarëve në lagjen "10 Korriku" në Vlorë pasi banorët e zonës konstatuan një lëndë plasëse në rrugën kryesore.

Policia ndërhyri në zonë duke evakuar banorët dhe duke ndaluar qarkullimin e tyre në zonën ku u konstatua lënda plasëse. Ajo u konsatua rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme. Forcat xheniere nga Tirana kanë bërë shpërthimin e saj të telekomanduar pak para mesnate.

Mësohet se lënda plasëse ishte C4. Ajo ishte mbështjellë me një letër dhe do të shpërthehej pas komandimit me telefon.

Share This Video


Download

  
Report form