Braçe: Luftoni drogën e kontrabandën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-22

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Numri dy i qeverisë Erjon Brace ka shfrytëzuar prezantimin e drejtorit të ri të doganave Arlind Gjokutaj për të përcjellë disa mesazhe të forta për administratën doganore.Sipas tij, edhe pse lufta kundër trafikimit të lëndëve narkotike ka shënuar përmirësim, sërish fenomeni i kontrabandës në pikat doganore është ende prezent. Ai kërkoi një bashkëpunim më të ngushtë mes doganës dhe organeve ligjzbatuese.Më tej Brace u ndal edhe tek funksionimi i subjekteve koncesionare, që sipas tij duhet të jenë në lupën  e inspektorëve doganorë, pasi tregu ka ende produkte pa cilësi.Duhet ju të ngrini zërin dhe ti kërkoni llogari koncesionareve sepse nuk janë pak, janë tre të tillë, është ai i skanimit, i markimit dhe i pullave fiskale. Duhet të jeni ju të masni efektivitetin e këtyre subjekteve .Por zv/kryeministri nuk la pa përmendur edhe sjellën profesionale në punë që në jo pak raste mungon tek punonjësit e administratës.Ç?tju them se më vjen dhe turp e kemi bërë këtë bisedë. Teksa vija këtu për të zhvilluar një takim, zyrtari kthehet nga rruga që ishte nisur për në kafe dhe më jep dorën. Nuk e dua këtë respekt.Më herët, ministrja e financave Anila Denaj prezantoi drejtorin e ri të tatimeve Enton Duron, cili do të ketë në foks të punës së tij luftën kundër informalitetit dhe shërbimin  cilësor ndaj tatimpaguesve

Share This Video


Download

  
Report form