RTV Ora – Tragjedia e Otrantos, familjarët: Italia na ka paditur për të bllokuar dëmshpërblimet

Ora News Lajme 2019-05-22

Views 4

#rtvora
Në 22-vjetorin e tragjedisë së Otrantos, familjarët e viktimave thanë se proceset gjyqësore sipas tyre dhe dëmshpërblimet janë bllokuar pasi janë paditur nga shteti italian. Ndaj në këtë përvjetor ata kërkuan mbështetjen e shtetit shqiptar për drejtësinë sipas tyre të munguar në dy dekada.

22-vjetori i tragjedisë së Otrantos u përkujtua me lot e lule nga familjarët e viktimave.

"Kështu siç jemi ne kërkojmë drejtësi, drejtësi, këtu nuk ka shtet".

Por nga paditës këtë përvjetor zbuluan se janë të paditur nga shteti italian, çka ka bllokuar dëmshpërblimet që u takojnë.

"Më kanë thënë që juve ju ka paditur shteti italian, sikur ne kemi faj dhe na kanë ndërprerë dhe gjyqin, dhe dëmshpërblimin dhe të tëra nuk duan të na i japin më".

Ndaj kërkojnë mbështetjen e shtetit për të marrë drejtësinë. sipas tyre të mohuar.

"Shteti ynë e ka detyrë kushtetuese, duhet të na mbrojë me ligj si qytetarë shqiptarë. Po na sjell vërdallë italiani si i do qejfi".

"Të na lindë e drejta të marrim dëmshpërblimin e fëmijëve tanë".

Në vitin 1997, anija "Kateri i Radës" me 118 persona, mes të cilëve gra e fëmijë, u godit nga anija luftarake "Sibila".

Për pasojë 84 persona u mbytën, 34 prej tyre shpëtuan, dhe 24 humbën në fundin e detit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tragjedia-e-otrantos-familjaret-italia-na-ka-paditur-te-bllokuar-demshperblimet
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form