Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami sot realizoi një takim me kryeministrin Zoran Zaev, temë e takimit ishte Prokuroria Speciale Publike (PSP). Pas takimit Kasami deklaroi se Lëvizja BESA është për vazhdimin e mandatit të PSP-së dhe atë deri në përmbylljen e të gjitha rasteve.?Sot i përcollëm kryeministrit qëndrimin tonë ne dëshirojmë që ti vazhdohet mandati deri në përmbylljen e të gjitha lëndëve. Edhe bombat të përdoren si dëshmi?, tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.