Ora News - Sulm me gjoba në Tiranë, ja 83 shkelje që do të gjobiten deri në 20 mijë lekë

Ora News Lajme 2018-12-20

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

83 raste të reja gjobash parashikon bashkia e Tiranës ndaj banorëve, duke rritur barrën fiskale ndaj qytetarëve. Tregtimi në rrugë, lypja, por dhe rastet kur një person konsumon alkool në zonë të hapur do të jenë nën mbikqyrje të rreptë. Shkelje do të konsiderohen veprime të tilla si dalja zhveshur. Vetë qytetarët shprehen se masat janë rritje presioni dhe heqje e mundësisë për të jetuar.

Shqiptarët nuk ngarkohen vetëm me taksa, që janë ndër më të shumtat në rajon, por tashmë do të përballen dhe me gjoba të shtuara nga pushteti vendor.

Nëse shisni në rrugë në Tiranë apo bërtisni në publik do të gjobiteni me 1 mijë deri në 20 mijë lekë.

Madje qytetarët do të jenë nën monitorim edhe nëse janë të dehur në ambiente të hapura.

Bashkia e kryeqytetit duket se ka gjetur këtë mënyrë për të shtuar të ardhurat, edhe pse tregtarët ambulantë ankohen se nuk kanë zgjidhje për të mbijetuar.

Por përtej kësaj, Pika 7 e Nenit 10 të paketës ligjore kriminalizon ?Kërkimin e lëmoshës në mjedise publike dhe fshirjen ose pastrimin e xhamave të makinave në semafor?.

Qytetarët e kryeqytetit i konsiderojnë absurde këto vendime.

#oranews #protesta #studentet
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sulm-me-gjoba-ne-tirane-ja-83-shkelje-qe-do-te-gjobiten-deri-ne-20-mije-leke

Share This Video


Download

  
Report form