Ministrja Margariti në Vlorë: Investoni më shumë për turizmin kulturor

Report TV 2019-05-22

Views 1

Turistët gjatë sezonit turistik nuk kanë mundësi zgjedhjeje vetëm bregdetin në Jug. Vlora ofron mundësi të shumta për turizmin kulturor. Për këtë, vet ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka zhvilluar një takim me operatorët turistik, të qytetit bregdetar. Një nga kërkesat e saj ishte, që turizmi kulturor të promovohet më shumë, sepse Vlora ka monumente dhe potenciale të rëndësishme

Elva Margariti, ministre e Kulturës: Është shumë e rëndësishme, që turistët që vijnë në Vlorë në fundjavë, të kenë mundësi që të rrinë më tepër se një ditë. Këtë gjë mund që t?ua ofroni jo vetëm nëpërmjet turizmit bregdetar, por edhe turizmit kulturor?.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë Rajonale Kombëtare të Kulturës, Orges Feimi kërkoi më shumë bashkëpunim mes operatorëve turistikë, për evidentimin e zonave historike dhe kulturore të Vlorës

Orges Feimi, drejtor i DRKK: ?Ne kemi krijuar një aplikacion, që mund të shkarkohet lehtësisht për të parë të gjitha monumentet e kulturës, që përfshihen në zonën e Vlorës?.

Në fund të turit të saj, ministrja e Kulturës vizitoi nga afër edhe muret e Xhamisë së Tabakëve në Vlorë, një nga zbulimet e fundit arkeologjike në këtë qytet.

Share This Video


Download

  
Report form