A1 Report - Londër, ministrja Gjermeni: Ligji për turizmin do rishikohet së shpejti

Report TV 2015-08-21

Views 0

Ligji për turizmin do të rishikohet shumë shpejt e për këtë do të nisin konsultimet me operatoret turistik dhe aktorë të tjerë të përfshirë në këtë sektor. Këtë ka bërë me dije ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni në panairin Botëror të Turizmit në Londër, ku ka marrë pjesë edhe vendi ynë.

Gjatë ditës së parë të këtij panairi, Gjermeni ka zhvilluar një takim në stendën e Shqipërisë me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit (UNËTO), Taleb Rifai.

Në bisedën me Rifain, Gjermeni është shprehur gjithashtu se "në muajt e parë të vitit të ardhshëm do të përgatitet një Strategji për Turizmin, për periudhën 2014-2020, e cila do të realizohet gjithashtu pas një procesi konsultimesh me ekspertët dhe aktorët vendas të turizmit, si edhe duke marrë ide dhe sugjerime nga ekspertiza e huaj".

Shefja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit ka garantuar se do të bëjë gjithçka për të promovuar Shqipërinë, duke shtuar numrin e turistëve të huaj, si edhe duke e kthyer turizmin në një sektor fitimprurës për ekonominë dhe gjenerues të vendeve të reja të punës.

Share This Video


Download

  
Report form