RTV Ora - Përgjimet/ 30 mijë euro për vrasjen e Jurgen Kurtit

Ora News Lajme 2019-05-22

Views 0

#rtvora

Rreth 1 javë pas ekzekutimit të Jurgen Kurtit në Tiranë, policia ka vënë në pranga tre persona, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër shtetas.

Arrestimi i Elsi Levendi, 21-vjeç, Alesio Berberi, 33-vjeç, dhe Olsi Qalliaj, 22-vjeç, është kyer pasi akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e Kurtit, ndërsa burime të sigurta nga policia thonë se vrasja është kryer me pagesë. Për këtë rast janë kryer përgjime, nga të cilat është kapur edhe shifra e pagesës prej 30 mijë eurosh.

Shkak për ekzekutimin e Jurgen Kurtit dyshohet se kanë qenë konfliktet e vjetra ku ishte përfshirë viktima, ndër të cilat edhe vrasja e Agim Arapajt në Durrës. Pas ekzekutimit të Kurtit djali i Arapajt, u shpall në kërkim, por në një komunikim për RTV ORA Dervis Arapaj mohoi të kishte lidhje me ngjarjen, ashtu siç deklaroi më parë edhe e ëma e tij.

Arrestimi i 3 të akuzuarve është bërë gjatë mbrëmjes së të hënës në Tiranë. Ata kanë mohuar gjatë dëshmisë në polici të kenë patur lidhje me vrasjen.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrasja-e-jurgen-kurtit-arrestohen-3-persona-1-ne-kerkim

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form