TV Ora - Gruaja e picierit të vrarë: Djali im në Itali, nuk ka lidhje me vrasjen e Jurgen Kurtit

Ora News Lajme 2019-03-20

Views 5

#tvora
Pas shpalljes në kërkim të djalit të picierit në 2017, ka reaguar nëna e tij në një intervistë ekskluzive për TV Ora.

Vjollca Arapi shprehet se djali i saj Devis, i cili u shpall në kërkim nga policia, ndodhet në Itali dhe nuk ka qenë në Shqipëri gjatë kësaj periudhe.

Ajo i kërkoi ndihmë shtetit për gjetjen e autorit të vrasjes së Jurgen Kurtit.

Vjollca Arapi: "Sot dëgjova një komunikatë se djali im është shpallur në kërkim. Nuk kemi lidhje fare me vrasjen e Jurgen Kurtit, ka rrengje këtu. Ju bëj thirrje juve si Televizion që të më ndihmoni, Edi Ramës, Sandër Leshit, Etilda Gjonajt, Arta Markut që të merren personalisht me vrasësin e Jurgen Kurtit.

Nuk jemi ne aq të fuqishëm sa të vrasim Jurgen Kurtin."

Nuk ka lidhje me djalin tim. Më dhimbset që iku ashtu, por Zoti e pa vetë dhe bëri drejtësinë. Drejtësinë ia vuri Zoti se për shtetin nuk duhet të kishte vdekur por të ishte në qeli që kur vrau babain e tij. Mos më akuzoni djalin, ai po punon për të më mbajtur mua. Jam e vetme mes katër rrugëve."

Ajo tha se herën e fundit që ka komunikuar me djalin ishte, kur Devisi erdhi të bënte një prokurë për vdekjen e babait të tij Agim Arapi.

Vjollca Arapi: "Ai erdhi të bëjë një prokurë se ma kërkoi avokati për vdekjen e bashkëshortit tim. Erdhi të premten dhe iku të dielën se nuk e do këtë vend. Jo absolutisht nuk ka qenë në Shqipëri gjatë këtyre ditëve."

Vjollca Arapi frikësohet se vrasjen e të Jurgen Kurtit duan t'ja lënë djalit të saj.

Vjollca Arapi: "Nëna e Jurgen Kurtit po përjeton atë që përjetova unë para dy vitesh. Mua më vranë burrin por vrasja e fëmijës është e rëndë. I bëj thirrje të kërkojë vrasësin e djalit të saj. Nuk kemi ne vrasësit e djalit të saj. Ne nuk kemi lidhje fare, as unë as familja ime, as të afërmit e mi.

Mos e ka vrarë ndonjë 'kokë' dhe duan t'ia lënë djalit tim. Po na merrni në qafë. Nëse na vrau Jurgen Kurti njëherë ju po na vrisni dy herë. Ai është në Itali, punon atje. Ai fal 5 vaktet dhe as pistoletë mund të mos ketë parë kurrë në jetën e vet."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gruaja-e-picierit-te-vrare-djali-im-ne-itali-nuk-ka-lidhje-me-vrasjen-e-jurgen-kurtit
Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form