#rtvora
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se ka ndërprerë mandatin si Konsull Nderi të Republikës së Shqipërisë në Nigeri me efekt të menjëhershëm për Nitin Sandesara, një nga vëllezërit indianë të akuzuar në Indi për vjedhjen dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve.
Sipas Ministrisë, procedura e emërimit të z.Nitin Sandesara si Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Nigeri ka përfunduar në janar 2019.
Në zbatimin e procedurës së emërimit janë marrë në konsideratë kriteret dhe kushtet e përcaktuara në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore.
Sa i takon dhënies së nënshtetësisë shqiptare dhe pajisjes me pasaportë shqiptare të z. Sandesara, Ministria e Punëve të Jashtme thotë se nuk është procedurë, e cila ka kaluar nëpërmjet Ministrisë apo është në kompetencat e këtij institucioni.
Shkarkimi për shkak të cënimit të imazhit
Ministria e Jashtme në deklaratën për mediat sqaron se rasti i artikuluar së fundmi i z. Sandesara me nënshtetësi shqiptare, mund të cënojë imazhin dhe reputacionin e Institucionit të Konsullit të Nderit, por edhe atë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe shtetit shqiptar në përgjithësi, pavarësisht faktit se veprimet e ndërmarra prej z. Sandesara janë në emrin e tij personal.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, informon se, ka të gjitha të drejtat ligjore për ndërprerjen e mandatit të Konsullit të Nderit dhe ndaj e ka marrë këtë vendim.
Ministria e Jashtme: Pajisja me pasaportë shqiptare nuk është përgjegjësi e jona
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se dhënia e nënshtetësisë shqiptare dhe pajisja me pasaportë shqiptare e z. Sandesara nuk është procedurë, e cila ka kaluar nëpërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, apo është në kompetencat e këtij institucioni.
Për më shumë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, sqaron se, ndonëse ka të drejtën e pajisjes me pasaporta diplomatike dhe shërbimi, sipas VKM-së 335, dt. 2.9.1997, z. Sandesara nuk është pajisur, as me pasaportë diplomatike, as me pasaportë shërbimi.
Për këtë rast më herët ka pasur një reagim dhe nga Presidenca. Në reagimin e tij presidenti, Ilir Meta, ka deklaruar se për shtetasit e huaj, Nitin dhe Chetankumar Sandesara janë zbatuar procedurat ligjore bazuar në pikën 7, të nenit 9 të ligjit ?Për shtetësinë shqiptare?.
Propozimi ka ardhur nga Ministria e Turizimit dhe Mjedisit, për shkak të eksperiencës në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe për shkak të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë.
Madje Presidenca sqaron se janë bërë të gjithë verifikimet nga agjencia ligjzbatuese nga e cila nuk kanë rezultuar të dhëna problematike për dhënien e shtetësisë shqiptare.
Por i pyetur nga mediat, Ministri i Mjedisit nuk ka dhënë asnjë sqarim.
Tre ditë më parë Interpol Tirana arrestoi shtetasin indian Hitesh Patel, 59 vjeç, lindur në Indi dhe banues në Nigeri, që është dhe kunati i v...