Ora News - Hetimet për Beqirajn, Ministria e Jashtme: Pritet autopsia në Francë

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Jashtme ka reaguar në lidhje me vdekjen e Florenc Beqirajt në Francë. Ky dikaster ka shpjeguar edhe kronologjinë e ngjarjes që nga momenti i parë kur ka marrë njoftim Ambasada shqiptare në Paris. Sipas Ministrisë, në Francë po zhvillohen hetime për vdekjen e të riut ndërsa po vazhdojnë përpjekjet diplomatike për kthimin e trupit në Shqipëri.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqiperisë informon opinionin publik se ka kontaktuar me Ministrinë e Brendshme të Francës përmes Ambasadës së Shqipërisë në Paris, në lidhje me vdekjen e shtetasit Florenc Beqiraj.

Sipas deklaratës në këtë komunikim sqarohet se më 14 dhjetor 2017, rreth orës 17.30, shtetasi Florenc Beqiraj u gjet i pandërgjegjshëm në dhomën e ti në Qendrën e Ndalimit Administrative në Marsejë, pasi ishte shoqëruar më parë atje pas vendimit administrativ të Prefekturës për largim nga territori francez.

Ministria e Jashtme citon se të riut Florenc Beqiraj iu dha menjëherë përkujdesja e urgjencës dhe ai u transportua në qendrën spitalore të Marseille-Nord. Prokuroria e Marsejës u njoftua të njëjtën ditë për ngjarjen dhe një hetim mbi ngjarjen ka nisur menjëherë.

Pas disa ditësh në koma të thellë, në datën 21 dhjetor, ora 18.30, u konstatua vdekja e Florenc Beqirajt. Trupi i tij u transportua në pavijonin e mjekësisë ligjore të Marsejës më 23 dhjetor, konform udhëzimeve të Prokurorisë e cila kërkoi të kryhej autopsia e cila pritet të zhvillohet në ditët e ardhshme, ndërkohë që hetimi vazhdon.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ambasada-po-kujdeset-riatdhesimin-e-florencit-do-i-nenshtrohet-autopsise

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS