#tvora
4.3% e fëmijëve në shkollën fillore e kanë braktisur atë ose nuk janë të regjistruar fare në arsimin fillor. Të dhënat janë bërë publike nga raporti i Bankës Botërore, ndërsa shqetësues mbetet fakti se fenomeni është problematik edhe te adoleshentët.
Rreth 4.3% e fëmijëve në Shqipëri nuk janë të regjistruar ose kanë braktisur shkollën fillore. Të dhënat e Bankës Botërore e rendisin Shqipërinë në një nivel mesatar krahasuar me rajonin, ku përqindjen më të lartë e zë Maqedonia me rreth 8.29%.
Por, shkollimi i fëmijëve është po aq problematik sa edhe i adoleshentëve. Vetëm përgjatë vitit 2017 rreth 6000 djem dhe vajza kanë braktisur arsimin parauniversitar. Linda Pino, kordinatore e koalicionit për arsimit rëndit disa shkaqe.
Linda Pino: Së pari ka të bëjë me vajzat që vijnë nga komuniteti rom dhe egjiptian, të cilat shkojnë deri në klasën e 5-të dhe më pas për shkak të kulturave të tyre, por edhe për shkak të kushteve nuk ndjekin shkollën.
Eliminimi i fenomeneve të tilla sipas Pinos, do të vinte së pari nga rritja e buxhetit për arsimin.
Linda Pino: Aktualisht që flasim 2.9% e buxhetit të ministrisë së Arsimit shkon për arsimin parauniversitar publik. Ndërkohë që në vendet të botës alokohen 5% të GDP për arsimin në vend. Ne jemi larg kësaj shifre.
Shqipëria ka shënuar vlerën më të ulët të fëmijëve që braktisin shkollën në vitin 2014, ku sipas të dhënave fëmijët jashtë shkollës ishin 3.8%.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/raporti-i-bb-43-e-femijeve-shqiptare-braktisin-shkollen
Follow TV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz