Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Korçës pas një sherri në një lokal nate. Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:05 të mbrëmjes së sotme ndërkohë nga burimet paraprake mësohet se Reans Muçollari ka mbetur i plagosur me një plumb në këmbë. Muçollari është konfiktuar fillimisht me një person në brendesi të lokalit pastaj sherri ka degraduar deri në përdorimin e armëve.
Reans Muçollar është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Muçollari është një person me precedent penal pasi në vitin 2017 përplasi me automjetin e tij një kalimtarn për vdekje.
Policia ka shoqëruar katër persona në komisariatin e Korçës. Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dh rrethanat e ngjarjes si dhe për të kapur autorët.