Report Tv - Erion Veliaj: Sot patëm një ditë të shëmtuar, nesër do tregojmë qytetarinë e Tiranës

Report TV 2019-03-16

Views 2

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka quajtur një shfaqje të turpshme dhunën e përdorur në protestën e sotme ndaj pronës publike teksa ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që t?i bashkohen festimeve të organizuara nga Bashkia e Tiranës duke premtuar një ditë të paharruar.

?S?mund ta mohoj; sot patëm një ditë të shëmtuar. Fatmirësisht s?pashë asnjë qytetar nga Tirana dhe unë besoj se ata njerëz që vërtet e duan qytetin, jo vetëm që nuk këpusin një lule, por nuk përqafojnë dhunën, pavarësisht nëse janë të majtë apo të djathtë, duan që gjërat të shkojnë përpara, duan që partia kryesore të jetë familja e tyre, mirëqenie e familjes së tyre, gëzimi i fëmijëve të tyre?, u shpreh ai.

Kryebashkiaku tha se përtej bindjeve politike, detyra e qytetarëve në 17 mars është që të tregojnë se ky qytet nuk e pranon bullizmin. Ai shprehu bindjen se nesër do të kemi një shprehje qytetarie për të treguar se Tirana nuk i përulet dhunës. ?Një qytet që është i pastër, një qytet që është i drejtë, i përqafon dhe i pranon të gjithë. Ndaj, dua t?i ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës, s?ka rëndësi nëse jemi të majtë ose të djathë, por nesër kemi një detyrë qytetare që të tregojmë se ky qytet nuk e pranon bullizmin dhe ky qytet qëndron për disa vlera për të cilat nuk ka dhunë që mund t?i mohojë. Jam i bindur se nesër do të kemi një shprehje qytetarie për të treguar se Tirana nuk i përulet bullizmit, që Tirana nuk i përulet dhunës, që Tirana nuk i përulet zjarrit, hurit dhe litarit, edhe që Tirana në fakt është një qytet që e do jetën, e do kulturën, e do artin, e do sportin, që është i hapur për të gjithë?, tha Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form