Tonight Ilva Tare - I ftuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Ora News Emisione 2018-06-11

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë ekskluzive për "Tonight Ilva Tare" në Ora News, i pyetur për shembjen e Teatrit Kombëtar, theksoi se ndërtimi i stadiumit të ri është një histori suksesi. I pyetur për me ndërtesën e Teatrit po shkatërrohet historia e saj, Veliaj tha se holli i famës nuk janë copat e tallashit, por i njerëzve që i kanë dhënë teatrit.

Tare: Zoti Veliaj është rikthyer debati publik edhe për shkak të akuzave të dala nga PD, për projektin e pakërkuar që është ofruar nga një kompani private për të ndërtuar Teatrin e ri Kombëtar. Sipas opozitës fakti që do kalohet në një projektligj dhe një vendim në parlament është antikushtetues. Nëse ishte koncesion duhet të kalonte si koncesion. Pse është bërë kjo zgjidhje juridike por që ju do të jeni edhe negociatori që do përfundojë një kontratë me këtë kompani?

Veliaj: Sërish i referohem bisedës së parë me kryeministrin kur mora detyrën sepse, dhe këtu nuk dua të bëj politikë, por unë e konsideroj stafetën të marrë nga Edi Rama sepse nga koha mes Edi Ramës dhe meje nuk ndodhi asnjë gjë në Tiranë. Në këtë bashki nuk gjeta asgjë. Këtu ishte një sallon i madh katramaje. Sahati aty nuk punonte, muri mbrapa ishte mbushur me grafiti, pra këtu nuk ushtrohej autoritet as mbi, as anash, as përkrah bashkisë.

Tare: Gjithsesi ju jeni subjektiv, kur e thoni ju këtë duket sikur bëni politikë

Veliaj: Për të bërë një datim të mënyrës se si u bë tranzicioni në bashki. Kjo do të thotë që ajo që jo politikisht, po flas konkretisht, konsideroja paraardhës ishte Edi Rama se nuk kishte ndodhur gjë. Kjo do të thotë se ishte e rëndësishme biseda me të për të parë çfarë ka ngelur pa mbyllur nga qyteti.

Tare: Bulevardi i Ri u hap në kohën e Lulzim Bashës. Projekti i Pazarit të Ri ishte bërë në kohën e Lulzim Bashës.

Veliaj: T?i shpjegoj me radhë...

Tare: Por se nuk dua të ikë vëmendja nga Teatri Kombëtar

Veliaj: Do t?i rikthehem Teatrin Kombëtar. Bulevardin e Ri, unë kam qenë në rresht të parë, punoja në fushatën e Edi Ramës në vitin 2011, nuk isha as deputet, as staf i bashkisë. Si aktivist i Partisë Socialiste në 2011 mund ta kem dëgjuar mbi 10 herë prezantimin e bulevardit. Ka qenë njëherë ke çadra që kemi bërë te ?Vëllezërit Frashëri? përballë Piramidës, kemi qenë me Albana Dhimitrin dhe Artan Agollin, prezantimi i dytë ka qenë te hotel Tirana dhe pastaj në çdo stacion të fushatës për bulevardin. U la gati nga Edi Rama avancoi vetëm 3 metra, vetëm ajo 3 metra aty me tabela.

Tare: Përfundoi projekti, projekti ishte i përfunduar...

Veliaj: Mirë pra mirë se më thatë që e filloi filani pra...

Tare: Si projekt ishte gati them, e gjetët në kohën e Lulzim Bashës.

Veliaj: E filloi Edi Rama kryetar bashkie, vetëm u parkua ajo tabela aty dhe e patë që nuk kishte avancuar asgjë. Tani nuk po i hyj bulevardit se ajo është një tjetër histori suksesi se si në kohë rekord mund të bëhen gjërat po të ketë vullnet dhe po të mos merresh me llaf...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS