Report TV -Pllaka dhe kangjella të shkulura, ja çfarë la pas protesta

Report TV 2019-03-16

Views 0

Pllaka të shkulura, kosha në flakë dhe mbeturina të hedhura ngado ishte pamja që la pas protesta e opozitës ditën e sotme. Si në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? përballë godinës së Kryeministrisë ashtu edhe tek parlamentit, mbeturinat dhe bidonët e ujit ishin hedhur kudo në rrugë, ndërkohë që nuk mungonin dhe pankartat me slogane politike të hedhura ngado nëpër shesh.

Situata më e rëndësuar është tek godina e parlamentit, ku protestuesit e dhunshëm shkulën edhe pllakat dekorative të pedonales duke i hedhur në drejtim të policisë, ndërkohë që u shkulën edhe tabelat e sinjalistikës. Dëmtime pati edhe në shtyllat e ndriçimit, në rrethimin e jashtëm të parlamentit si dhe në lulishtet përreth.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar duke dënuar dhunën e ushtruar nga protestuesit, ndërsa ka siguruar qytetarët se çdo gjë do të riparohet në kohë rekord që të jetë gati për festimet e nesërme për Ditën e Verës.

?Tirana nuk i përulet dhunës! Kurrë! Çdo gjë xixë për nesër. Tirana nuk ndalet. Unë nuk e di si i mbani qytetet prej nga vini çdo muaj për ekskursion dhune, por Tirana jonë kurohet me shumë mund e nuk e pranon këtë lloj bullizmi primitiv.

Do pastrohet e meremtohet në kohë rekord sot, që nesër të jetë gati për Ditën e Verës e për gjithë qytetarët e vërtetë?, theksoi Veliaj. Ndërmarrja e pastrimit ka nisur pastrimin e mbeturinave që lanë pas protestuesit dhe rregullimin e dëmeve.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS