Report TV - Gurë, shkrumb e hi, ja çfarë ka mbetur pas nga protesta e sotme në Rrugën e Kombit

Report TV 2018-05-12

Views 0

Protesta e dhunshme e zhvilluar sot në Rrugën e Kombit, ku me dhjetëra qytetarë të dhunshëm, goditën dhe dogjën sportelet e vjeljes se taksës së rrugës, së vendosur aty nga koncesionari, ka lënë pas shkrumb e hi, në pjesën që u sulmua nga demonstruesit agresivë.

Pas disa orësh protestë, që u shoqëruan me bllokimin me orë të tëra të rrugës, me radhë të gjata që shkuan që nga Miloti, deri në Kalimash, ajo që ka mbetur në pikën e sulmuar është një shkretëtirë, ku dallohen vetëm disa fuoristrada të forcave speciale të policisë dhe kabinat e vjeljes së taksave të dëmtuara rëndë.

Protestuesit nuk kanë mundur që të dëmtojnë vetëm strehën dhe trarët e strukturës, ndërkohë që pajisjet elektronike dhe kabinat e punonjësve janë shkatërruar dhe djegur thuajse plotësisht.

Share This Video


Download

  
Report form