Ora News - Vjedhja në Pashaliman, Shefi i Shtabit: Është ditë feste, shijoni ditën e bukur

Ora News Lajme 2019-03-15

Views 4

#oranews
Dy muaj nga skandali i vjedhjes së repartit ushtarak në Pashaliman në Vlorë, propozimi i bërë prej ministres Olta Xhaçka për shkarkimin e komandantit të Forcave Detare Ylber Dogjani mbetet pezull në Presidencë.

Kërkesa është bërë më 4 shkurt kur pas verifikimeve u konstatuan parregullsi. FA zhvilluan këtë të premte ne portin e Vlorës ditën e hapur në anijet "Lisus" e "Butrint" në kuadër të 10 vjetorit te anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Por, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Bradhyl Kollçaku, nuk pranoi të komentojë situatën.

Kollçaku: Sot është një ditë feste. Shijoni këtë ditë të bukur!

Kollçaku shprehu mirënjohjen ndaj Forcave të Armatosura për misionin në shërbim të atdheut dhe Nato-s.

Kollçaku: Ata që dinë të bëjnë më mirë për jetën dhe qytetarët tanë dhe atë që kanë bërë në tre vitet e fundit në kuadër të Aleancës duke shpëtuar mbi 250 jetë njerëzish në detin Egje.

Aktiviteti i Forcave Detare është pritur me kureshtje prej të rinjve nga shkollat e qytetit dhe veteranët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vjedhja-ne-pashaliman-shefi-i-shtabit-eshte-dite-feste-shijoni-diten-e-bukur

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS