#oranews
Banorët e Durrësit do të jenë të radhës që do të përballen me rritje të çmimit të biletës për transportin urban. Në mbledhjen e fundit, Këshilli bashkiak vendosi çmimin 40 lek për biletë. Por vendimi është i panjohur për shumë qytetarë, të cilët nga ana tjetër thonë se bileta e re do ti rëndojë në xhepat e varfër.
Shumë prej qytetarëve të Durrësit ende nuk e dinë se pas pak ditësh do të paguajnë 40 lek për të udhëtuar me autobusët urbanë nga 30 që është aktualisht.
Bileta e shërbimit u rrit me 10 lek në mbledhjen e 11 marsit të Këshillit bashkiak, ku votat e PS-së e një pjesë të këshilltarëve të LSI miratuan propozimin e Bashkisë.
"Vendimi shumë i gabuar sepse popullata është pa punë".
Rritja e biletës ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e operatorëve në qytetin bregdetar me argumentin se nuk mbulojnë dot kostot.
Por propozimi i Bashkisë duket se nuk është konsultuar.
Qytetarët veç mungesës së informacionit flasin edhe për kosto sociale që mund të shkaktojë rritja e çmimit për një shërbim publik.
"Pa punë janë, rriten çmimet".
"Nuk e përballojmë ne, mezi po hamë bukë".
Bashkia e Durrësit nga ana tjetër thotë se rritja e çmimit do të ketë efekte në përmirësimin e shërbimit dhe cilësisë në linjat e transportit urban në qytetin bregdetar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pas-tiranes-edhe-durresi-ben-40-lek-cmimin-e-biletes-se-urbanit
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz