Ora News - Izolimi i të burgosurve, sistemi “41 BIS” nuk ka gjetur zbatim ende

Ora News Lajme 2019-03-15

Views 1

#oranews
Edhe pse ka hyrë në fuqi prej më shumë se një muaji, sistemi ?41 Bis?, për izolimin e të burgosurve ende nuk është vënë në zbatim. Shkak është bërë vonesa në ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, pasi do të jenë drejtuesit e këtij institucioni që do të hartojnë kërkesën për të dënuarit që mund të izolohen. Instanca e fundit që vendos është ministrja e drejtësisë, e cila deri më tani nuk ka dhënë asnjë vendim.

Një muaj pas hyrjes në fuqi, ligji për izolimin e të burgosurve me rrezikshmëri të lartë sipas sistemit ?41 Bis?, ende nuk është vënë në zbatim për shkak të mos ngritjes së Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Sistemi ?41 Bis?nuk do të funksionojë para ngritjes së SPAK-ut pasi do të jenë drejtuesit e këtij institucioni që do të bëjnë kërkesën për të dënuarit që do të izolohen.

Instanca e fundit që vendos aplikimin e izolimit për të dënuarit është Ministrja e Drejtësisë, e cila deri më tani nuk ka dhënë asnjë vendim.

Ndërkohë Ministria e Drejtësisë ka propozuar një tjetër paketë me ndryshime në ligjin për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve.

Ndryshimet parashikojnë ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Rrezikshmërisë që përcakton rrezikshmërinë dhe si rrjedhojë i propozon Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve nivelin e sigurisë që do të mbahet një i burgosur.

Sistemi "41 Bis", sipas modelit italian parashikon që në izolim të futen të gjithë ata persona për të cilët dyshohet se kanë mbajtur lidhje me elementë jashtë burgut duke vijuar aktivitetin kriminal.

Sipas ligjit, faza e parë e zbatimit parashikon izolimin e rreptë të 270 të dënuarve apo personave nën hetim, të cilët do të kenë zero kontakte me botën e jashtme.

Ky regjim përfshin të dënuarit për rreth 22 vepra të rënda penale, mes të cilave edhe aktet terroriste, apo vepra të tjera të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Te izoluarve do tu lejohet vetëm një takim në muaj me familjarët, në një mjedis të mbikqyrur.

Atyre personave që nuk do të kenë takime me familjarët, do tu lejohet një bisedë telefonike në muaj për 10 minuta, e cila do të jetë e regjistruar.

Edhe qëndrimi në ajrim këtyre personave do tu reduktohet deri në 2 orë, ku lëvizjet e tyre do të monitorohen me kamera sigurie.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/izolimi-i-te-burgosurve-sistemi-41-bis-nuk-ka-gjetur-zbatim-ende

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form