Rasti Mlladenov, kamerat rrugore nuk kanë punuar, nuk është gjetur as celulari

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Nuk ka asnjë dëshmi që të tregojë se gazetari Nikolla Mlladenov ka vdekur si pasojë e ndonjë akti kriminal ndaj tij. Sipas Prokurorisë, rezultatet e ekspertizës kanë treguar se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së veturës së Mlladenovit, dhe marrjes së kthesës. Sipas rezultateve të publikuara sot, shkak për vdekjen e Mlladenovit ka qenë çarja e aortës, që sipas ekspertëve ka ndodhur si pasojë e goditjes me gjoks të timonit.

"Nga gjithçka që ka marrë prokuroria publike për vërtetimin e shkaqeve për aksidentin, mund të konkludojmë se deri në këtë moment, nga të gjitha dëshmitë që kemi grumbulluar, nuk vërtetohet se aksidenti ka ardhur si rezultat i ndonjë vepre penale", tha Gordana Geshkovska, prokurore.

Megjithatë, ekspertizat nuk kanë sqaruar dilemën më të madhe në opinion: ku ka qenë Mlladenov para aksidentit dhe me kë është takuar. Hetuesia nuk ka mundur ta vërtetojë lëvizjen e tij, ndërsa nuk kanë arritur të gjejnë as telefonin e tij celular.

"Nuk kemi gjetur asnjë telefon, ju këtë e dini, nuk kishte asnjë telefon në vendin e ngjarjes", deklaroi Gordana Geshkovska, prokurore.

Organet që kanë kryer hetimet nuk kanë biseduar me punonjësit e pikave pagesore përgjatë autostradës Shkup-Veles për të hetuar nëse Mlladenov ka qenë në Veles ditën e aksidentit.

"Nuk mundeshim, dhe nuk dinim si ta vërtetonim se ku ka qenë z. Mlladenov para aksidentit", u shpreh Marko Zërvlevski, kryeprokuror.

Në rrugën që ka kaluar Mercedesi i drejtuar nga gazetari Mlladenov ka pasur edhe kamera, por pikërisht ditën e aksidentit ato nuk kanë funksionuar. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS