Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi mbledhjen e dytë ndërqeveritare pas presidencialeve. Në takimin me Ramën përveç bashkëpunimit të ndërsjellë u diskutua edhe për marrjen e datës për në BE dhe ndikimin rus në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.