Report TV - Zaev në Tiranë, apel opozitës shqiptare: Kurrë nuk dola kundër integrimit të vendit

Report TV 2019-03-15

Views 3

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ka marrë shembullin e tij për t'i dhënë një mesazh të qartë opozitës shqiptare, se në asnjë rast nuk duhet të cënojë të ardhmen integruese të vendit në Bashkimin Evropian.

"Unë si Zoran Zaev nuk isha në opozitë para 100 vjetësh" - tha ai -" janë thjesht 21 muaj më parë kur isha në opozitë, por nuk lejuam të japim përshtypjen para evropianëve se jemi kundër fillimit të bisedimeve të vendit tonë me BE-në. Pa marrë parasysh a jemi opzoitë a jo. Ne jemi miq të gjithë qytetarëve të shqipërisë, dhe i dëshirojmë të mirat popullit shqiptar. Vijmë si miq dhe japim mesazhin paqësor që nëpërmjet dialogut të kenë zgjidhje", u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Skenar maqedonas në Shqipëri?!

"Siç e thash ne ishim opozitë para 21 muajsh, kjo nuk është larg për tu kujtuar se çfarë ndodhi madje të bëjmë paralele me vendin tuaj. Ne jemi miq të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, por në kohën kur unë isha opozitë raportet me SHBA, BE flisnin për një regjim hibrid në Maqedoni. Gjatë asaj kohe e drejta e proceseve demokratike ishte e mundur, njëjtë si në Shqipëri, por ku flisja me Hahn, Mogerinin, me gjithë lidershipin evropian lusja për vendin tim që tu jepet datë e bisedimeve se ky ishte qëllim i vendit tim pa dallim të konfrontimeve tona si shtet.

E kuptoj opozitën kudo qoftë ajo, por obligimi i të gjithëve është shteti, dhe për shkak të kësaj ekzistojmë si opozitë. Si mik i Shqipërisë dëshiroj të mirat për këtë vend miqësor, për këtë popull miqësor. Çdo kush ka të drejtën e demonstratave në formë demokratike. Dy vendet tona miqësore është e rëndësishme që të marrin ftesën për fillim të bisedimeve me BE dhe shpresojmë të kemi sukses", tha Zaev

Share This Video


Download

  
Report form