Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Komisionin e Integrimit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i bëri thirrje opozitës të marrë pjesë në punimet e komisioneve që kanë lidhje me integrimin. Balla gjtihashtu bëri thirrje për dëmshpërblimin e qytetarëve të cilët kanë vuajtur vonesat e fluturimeve të linjave të ndryshme ajrore.
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kritikoi mungesën e opozitës në komisionet parlamentare dhe veçanërisht mungesën në komisionin e Integrimit. Balla tha opozitës i janë besuar dy komisionet më të rëndësishëm për integrimin dhe ajo duhet të marrë përgjegjësitë e saj.
Balla: Përfshirja e opozitës në përgjegjësinë që ka për drejtimin Komisionit të Integrimit dhe Këshillit Kombëtar të Integrimit, dy institucione të cilat ne ja kemi besuar opozitës. Apeli është që përtej angazhimeve politike apo axhendave të vogla politike, të paktën këto dy institucione të rëndësishme të Kuvendit, opozita duhet të lejojë përfaqësuesit e vet që të marrin pjesë.
Duke marrë shkas nga rendi i ditës ku diskutohej kodi ajror, Balla tha se kohët e fundit ka patur disa vonesa të fluturimeve dhe qytetarët duhet të dëmshpërblehen për këto vonesa.
Balla: Të drejtat e personave që u refuzohet hipja në bord ose që duhet të kompesohen për fluturimin e tyre në një kohë të caktuar dhe ka pasur shumë qytetarë shqiptare, të cilët edhe ndaj nesh si deputetë kanë shprehur shqetësimin e tyre dhe unë mendoj se ne si komision Autoritetit të Aviacionit Civil ti kërkojmë me shkrim një shpjegim pse kanë ndodhur këto vonesa.
Komisioni votoi me votat e shumicës kalendarin e punimeve si dhe raportin e Komisionit Europian për Kodin Ajror të Republikës së Shqipërisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/balla-opozites-i-jane-besuar-dy-komisione-te-integrimit-duhet-te-vije